Foto:VCG

Foto:VCG

Indonezia ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në samitin e Grupit 20 (G20) në nëntor, deklaroi presidenti indonezian Joko Widodo, njofton “Xinhua”.

"Indonezia është e gatshme të kontribuojë në përpjekjet për paqe", -tha Widodo në një konferencë virtuale për shtyp.

"Indonezia dëshiron të bashkojë G20. Mos lejoni të ketë një ndarje. Paqja dhe stabiliteti janë çelësi i zhvillimit ekonomik botëror".

G20, tha ai, luan një rol katalizator në rimëkëmbjen e ekonomisë botërore, duke shtuar se ai pati së fundi biseda telefonike me të dy liderët e Rusisë dhe Ukrainës.