Foto:VCG

Foto:VCG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se kishte diskutuar mbështetjen mbrojtëse për Ukrainën me kryeministrin britanik Boris Johnson, njofton “Xinhua”.

Të dyja palët biseduan për situatën në terren dhe qytetin e bllokuar të Mariupolit në Ukrainën lindore, tha “Zelensky” përmes një postimi në “Twitter”, duke shtuar se një tjetër temë e bisedës ishin dhe përpjekjet e nevojshme diplomatike për të arritur paqen.

Më herët, lideri ukrainas tha se kishte diskutuar për bashkëpunimin në mbrojtje në një telefonatë me presidentin francez Emmanuel Macron.