Foto:VCG

Foto:VCG

Adenovirusi mund të ketë shkaktuar një shpërthim të nëntë rasteve të rënda të hepatitit te fëmijët në shtetin amerikan të Alabamas, sipas një raporti të ri të Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), njofton “Xinhua”.

Të nëntë fëmijët me hepatit akut të rëndë rezultuan pozitivë për adenovirus dhe asnjëri prej tyre nuk kishte një histori të infeksionit Covid-19, sipas CDC.

Tre nga fëmijët pësuan mosfunksionim të mëlçisë dhe dy kishin nevojë për transplantim të saj. Ata ose janë shëruar ose po shërohen.

CDC bëri të ditur se adenovirusi mund të jetë shkaku i këtyre rasteve të raportuara, por faktorë të tjerë të mundshëm mjedisor dhe të situatës janë ende duke u hetuar.

Adenovirusi i tipit 41 zakonisht shfaqet si diarre, të vjella dhe ethe, shpesh të shoqëruara me simptoma të frymëmarrjes.

Sipas CDC, adenovirusi i tipit 41 nuk dihet të jetë shkaktar i hepatitit te fëmijët e shëndetshëm.