Foto:VCG

Foto:VCG

Gazeta amerikane “New York Times” njoftoi të enjten se Universiteti i Harvardit ditët e fundit publikoi një raport me 134 faqe, ku pranon që gjatë 150 vjetëve që prej krijimit të vet në këtë universitet ka ekzistuar problemi i skllavërisë.

Sipas raportit, nga rektori deri te pedagogët e thjeshtë, në Harvard është ushtruar skllavëri ndaj njerëzve me origjinë afrikane. 41 prej tyre janë personalitete të famshme në historinë e Harvardit, duke përfshirë katër rektorë.

Në raport vihet në dukje po ashtu se, edhe në shekullin e 20-të, në Harvard ekzistonte ende diskriminimi racial ndaj studentëve me origjinë afrikane. P. sh., në vitin 1960, ndër 1 212 studentë të rinj, kishte vetëm nëntë studentë me origjinë afrikane. Gjatë 50 vjetëve nga 1890 deri më 1940, janë regjistruar vetëm 160 studentë me origjinë afrikane.