Foto:VCG

Foto:VCG

Komiteti i Ekspertëve të shëndetësisë në Greqi vendosi heqjen e certifikatës së vaksinimit anti-Covid për hyrjen e qytetarëve në vend, duke filluar nga 1 maji, deri në muajin gusht, shkruan “Kathimerini”.

Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris, bëri të ditur në një deklaratë për mediet se përdorimi i maskave në ambientet e mbyllura është një masë që do të vijojë që të ngelet në fuqi gjatë muajit maj.

Sipas tij, në varësi të ecurisë epidemiologjike do të vendoset se si do të procedohet më tej për mbajtjen e maskës. (Irma)