VCG

VCG

Sipas të dhënave të publikuara të mërkurën nga agjencia amerikane e sondazheve "Gallup", inflacioni i lartë po dobëson besimin e popullit amerikan te ekonomia e vendit.

Rezultatet e një sondazhi tregojnë se katër të pestat e të pyeturve mendojnë se ekonomia amerikane është në gjendje "të pranueshme" ose "të dobët", 42% besojnë se gjendja e tanishme ekonomike është shumë e keqe dhe 76 % thonë se ekonomia po përkeqësohet.

Sondazhi i "Gallup"-it u krye me 1018 të rritur nga 1 deri më 19 prill. Të anketuarit përgjithësisht besojnë se inflacioni është problemi më i rëndësishëm ekonomik me të cilin përballen Shtetet e Bashkuara.