be, covid, a2

be, covid, a2

Komisioni Evropian ka njoftuar se 60-80 për qind e popullsisë së BE-së vlerësohet të jetë infektuar me Covid-19, pasi blloku hyri në një fazë pas emergjencave në të cilën raportimi masiv i rasteve nuk ishte më i nevojshëm.

Sipas KE-së, në përgatitjen për këtë fazë më pak akute, qeveritë e vendeve të Bashkimit Evropian duhet të rrisin imunizimet e fëmijëve ndaj koronavirusit, duke sinjalizuar se po shqyrtohen planet për të zhvilluar antiviralë, bën të ditur “A2”.

Agjencia e shëndetit publik të BE-së njoftoi se rastet e raportuara kishin mbuluar rreth 30 për qind të popullsisë evropiane deri më tani, por nëse shtohen infeksionet e paraportuara, rastet mund të jenë deri në 350 milionë, rreth 77 për qind e popullsisë evropiane.

Me një rënie të kohëve të fundit të infeksioneve dhe vdekjeve të lidhura me Covid, BE-ja tani po largohet nga testimi dhe raportimi masiv i rasteve, bëri të ditur eurokomisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides.

Por ka dhe rritje të reja të COVID-19, pasi virusi pritet të vazhdojë të ndryshojë, dhe sipas KE-së, vendet duhet të kenë plane për t’u kthyer sërish në modalitetin e urgjencës dhe duhet të rrisin vaksinimet. (Irma)