Nën ndikimet e pandemisë së COVID-19, konfliktit Rusi-Ukrainë dhe sanksioneve të ShBA-së ndaj Moskës, inflacioni po rritet dhe hendeku ndërmjet të pasurve e të varfërve po zgjerohet në gjithë botën, duke e çuar ekonominë globale në një situatë më të vështirë.

Rritje e çmimit të karburantit në Europë

Rritje e çmimit të karburantit në Europë

Lidhur me këtë, disa analistë europianë shprehën pakënaqësinë dhe mendimet e tyre.

Dr. Michael Borchmann,Ish-drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Çështjeve Ndërkombëtare të landit gjerman të Hesenit

Dr. Michael Borchmann,Ish-drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Çështjeve Ndërkombëtare të landit gjerman të Hesenit

Ish-drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Çështjeve Ndërkombëtare të landit gjerman të Hesenit, dr. Michael Borchmann, vuri në dukje se tani në Europë inflacioni po bëhet një problem gjithnjë e më i dukshëm. “Në sytë e mi, zhvillimi ekonomik i vendeve perëndimore, sidomos i Gjermanisë, është mjaft shqetësues. Inflacioni në vendin tonë gjendet në nivelin e më të lartë në disa dekadat e fundit. Sidomos çmimet e energjisë po rriten ndjeshëm, por jo vetëm të energjisë, por edhe të ushqimeve etj. Gjithnjë e më shumë njerëz nga qarqet ekonomike po kërkojnë që sanksionet ndaj Rusisë të mos zgjerohen në fushën energjetike, sepse kjo do t’i sjellë dëme thelbësore ekonomisë gjermane,” tha dr. Michael Borchmann.

Ndërsa Elias Jabbour, profesor i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Rio-de-Zhanejros, vuri në dukje se konflikti Rusi-Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë janë faktorë që shkaktojnë paqëndrueshmërinë e ekonomisë globale. Sipas tij, kjo krizë e krijuar nga ShBA-ja po e shtyn botën drejt një gremine gjigante ekonomike.

Profesori Volodymyr Urusov nga Fakulteti i Historisë i Universitetit të Kievit

Profesori Volodymyr Urusov nga Fakulteti i Historisë i Universitetit të Kievit

Për sa i përket detyrës më të ngutshme tani, profesori Volodymyr Urusov nga Fakulteti i Historisë i Universitetit të Kievit, shprehu dëshirën për rikthimin e jetës normale. “Rritja e çmimeve të ushqimeve ka lidhje të drejtpërdrejtë me luhatjet politiko-shoqërore. Që nga shpërthimi i epidemisë, gjithnjë e më shumë njerëz po përballen me kërcënimet e urisë. Duhet t’i japim sa më parë fund luftës dhe të rifillojmë jetën paqësore,” theksoi ai.

Presidentja e FMN-së Kristalina Georgieva

Presidentja e FMN-së Kristalina Georgieva

Për situatën aktuale botërore, presidentja e FMN-së Kristalina Georgieva paraqiti propozimin prej tre pikash të organizatës së saj, që janë përkatësisht: përfundimi i konfliktit Rusi-Ukrainë; vazhdimi i të gjitha masave antipandemike, si vaksinimi, testimi e terapitë kundër virusit dhe zgjidhja e problemeve të borxhit e të inflacionit.(Zhang Yan/Artan)