Foto nga VCG

Bashkimi Evropian regjistroi në mars një rënie prej 24.9 për qind në shitjet e automjeteve të reja krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Asociacioni i prodhuesve evropianë të automjeteve (ACEA) tha se 153.553 automjete komerciale u shitën në vendet e BE-së në mars, citon “Anadolu Agency”.

Franca është lider në mesin e 27 anëtarëve të BE-së me 39.005 automjete të reja të regjistruara për përdorim personal. Pasohet nga Gjermania me 30.350 automjete të reja të regjistruara, e ndjekur nga Italia me 18.753 dhe Spanja me 11.880.

Në raport thuhet se në tre muajt e parë të vitit janë shitur 411.097 automjete komerciale në 27 shtetet anëtare të BE-së, që është 18.1 për qind më pak se në tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Që nga korriku 2021, BE-ja ka shënuar rënie të vazhdueshme të numrit të automjeteve të reja të shitura.