Foto nga VCG

Viti 2021 ishte viti më vdekjeprurës në historinë e SHBA-së, kryesisht prej pandemisë së Covid-19, por shkalla e vrasjeve është rritur gjithashtu në disa qytete që nga viti 2020. Të dhënat më të fundit të disponueshme nga qeveria tregojnë një rritje prej 35 për qind të vrasjeve me armë nga 2019-a në 2020-n, kur u vranë 19.384 njerëz, raportoi “NewsNation”, duke cituar një studim të ri.

Studimi, shpjegon “China Daily”, llogariti rritjen e shkallës së vrasjeve gjatë rrjedhës së pandemisë dhe zbuloi se New Orleans kishte shkallën më të lartë, i ndjekur nga Cincinnati, Atlanta, Baltimore, Memphis, Milwaukee, Louisville, Norfolk, Detroit dhe Dallas.

Në kohë stresi financiar ose ankthi, shitja e armëve priret të forcohet, ashtu si dhuna dhe armiqësia racore; me pandemia mund të ketë ndikuar në numrin e lartë të vrasjeve, tha për “NewsNation” Shaundra Kellan Lewis, profesore e drejtësisë në Universitetin Jugor të Teksasit.