Të enjten e të premten e kaluar, zv.sekretarja e përhershme amerikane e Shtetit Wendy Sherman vizitoi Brukselin për të marrë pjesë në Dialogun e 3-të ShBA-Europë për Kinën. Gazeta e Hong-Kongut "South China Morning Post" ka vënë re se, megjithëse ShBA-ja ka bërë përpjekje të mëdha për një qëndrim të përbashkët mes ShBA-së e Europës ndaj Kinës, në këtë takim dialogu u duk ndryshimi i qëndrimeve ndërmjet të dy palëve në këtë çështje. "ShBA-ja i ka nxitur gjithmonë në prapaskenë aleatët e saj europianë të mbajnë një qëndrim më të ashpër ndaj Kinës. Besohet se të dy palët nuk kanë arritur konsensusin për ndonjë sanksion të mundshëm mbi Pekinin në të ardhmen," njoftoi gazeta.

Politika e jashtme e pavarur është një nga tre shtyllat kryesore të Bashkimit Europian. Për një kohë të gjatë, BE-ja i përmbahet multilateralizmit dhe kundërshton unilateralizmin dhe politikën e forcës. Në samitin Kinë-Europë të zhvilluar pak kohë më parë, pala europiane shprehu dëshirën për zgjatjen e prirjes së mirë të zhvillimit të marrëdhënieve europiano-kineze.

ShBA-ja i përmbahet konceptit të "Luftës së Ftohtë" dhe të formimit të kampit antikinez për të ruajtur hegjemonizmin e vet. Vendet euroiane duhet të kuptojnë se në shumë çështje të rëndësishme, ShBA-ja ka sakrifikuar interesat e Europës dhe se "kampi antikinez" do të dështojë patjetër. (Fani/Artan)