Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin, ku theksoi se vazhdimi i impulsit pozitiv të arritur në bisedimet e Stambollit për të hapur rrugën drejt paqes mes Rusisë dhe Ukrainës është në interes të të gjithëve, transmeton “Anadolu Agency”.

Sipas Presidencës së Turqisë, duke tërhequr vëmendjen në rëndësinë e arritjes së armëpushimit, funksionimin efektiv të korridoreve humanitare dhe realizimin e evakuimeve të sigurta, Erdogan përsëriti gatishmërinë e Turqisë për të vazhduar të bëjë pjesën e saj për ndalimin e konfliktit.

Erdogan përsëriti gjithashtu propozimin e tij për ngritjen e procesit të Stambollit, i cili është një prag shumë i rëndësishëm në negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës, në nivel liderësh.