Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, paralajmëroi se Lufta e Tretë Botërore është një rrezik real, pasi Ukraina nuk arrin të respektojë bisedimet e paqes.

Ndërsa foli për disa agjenci ruse të lajmeve, Lavrov kritikoi qasjen e Ukrainës ndaj bisedimeve të paqes, raportoi “The Moscow Times”, citojnë mediet botërore.

“Vullneti i mirë ka kufijtë e tij. Por nëse nuk është reciproke, kjo nuk e ndihmon procesin e negociatave”, -tha Lavrov.

Në takimin e fundit midis Rusisë dhe Ukrainës, të mbajtur në Stamboll të Turqisë, Lavrov përmendi se Kievi zyrtar kishte paraqitur një projekt-marrëveshje që shënonte një largim nga qëndrimi i tij i mëparshëm. Më tej, Lavrov pohoi se Rusia do të vazhdojë të angazhohet në negociata me ekipin e caktuar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Por, ai shtoi se Zelensky po pretendonte për bisedimet e paqes. Lavrov paralajmëroi se rreziku i Luftës së Tretë Botërore është aq real sa tingëllon.

“Rreziku është serioz, është real, nuk mund ta nënvlerësoni atë”, -citohet kryediplomati rus nga “The Moscow Times”.