Greqia dhe Zvicra kanë njoftuar heqjen e çdo kufizimi të Covid-19 me Shqipërinë. Duke nisur nga data 2 maj, këto dy vende nuk do të kenë më kufizime për shtetasit shqiptarë, të cilëve nuk do t’u nevojiten certifikatat e vaksinimit apo testet për të kaluar në kufi, bën të ditur “RTSH”.

Autoritetet greke kanë bërë të ditur se edhe të pavaksinuarve do t’u lejohet kalimi lirisht.

Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Emigracionin ka bërë të ditur gjithashtu se për të gjithë udhëtarët do të hiqen të gjitha masat kufizuese, pavarësisht vendit të origjinës.