Foto:VCG

Foto:VCG

Shtetet e Bashkuara nuk janë të kualifikuara për të folur për demokracinë e të drejtat e njeriut, por ajo që duhet të bëjnë është të heqin menjëherë bllokimin e paligjshëm të pasurive të bankës qendrore afgane, tha të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin.

Ai i bëri këto komente në një konferencë të rregullt shtypi në përgjigje të një deklarate të publikuar të hënën nga 14 ekspertë të pavarur të të drejtave të njeriut të OKB-së. Deklarata fajëson qeverinë amerikane për përkeqësimin e jetës së grave afgane duke ngrirë miliarda dollarë pasuri të Afganistanit.

Pushtimi 20-vjeçar i ShBA-së në Afganistan u mori jetën 174 mijë afganëve, duke përfshirë më shumë se 30 000 civilë, e ktheu gati një të tretën e banorëve të këtij vendi në refugjatë dhe më shumë se gjysma e afganëve u përballën me urinë ekstreme, duke çuar në një fatkeqësi të rrallë humanitare, u shpreh Wang.

ShBA-ja shkatërroi një vend dhe të ardhmen e një brezi dhe, në fund, jo vetëm që u largua, por edhe mori për vete paratë nga varej mbijetesa e popullit afgan. Kjo ekspozoi plotësisht barbarinë dhe mizorinë e të ashtuquajturit rend ndërkombëtar i bazuar në rregulla të Shteteve të Bashkuara, tha zëdhënësi.

"Ajo që duhet të bëjnë Shtetet e Bashkuara është të heqin menjëherë bllokimin e paligjshëm të pasurive të bankës qendrore afgane, të kërkojnë falje e të kompensojnë popullin afgan për 20 vjetët e humbur dhe të nxjerrin para drejtësisë vrasësit e afganëve," u shpreh zëdhënësi i diplomacisë kineze.(Artan)