Ish-kryeministri britanik Winston Churchill ka thënë: "Asnjëherë mos e ço dëm një krizë të mirë." Tani ShBA-ja po e përdor konfliktin ruso-ukrainas dhe po i nxit aleatët të ushtrojnë raund pas raundi sanksione mbi Rusinë, madje i detyron vendet e tjera të marrin pjesë në këto sanksione. Ky veprim i ngjan Luftës së Ftohtë të nisur para 76 vjetëve.

Krahas nxitjes së luftës në Europë nëpërmjet NATO-s, ShBA-ja synon edhe të krijojë një "NATO aziatike". Në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të Aleancës të zhvilluar pak kohë më parë, krahas 30 vendeve anëtare, u ftuan për herë të parë për të marrë pjesë edhe katër vende të Azi-Paqësorit: Koreja e Jugut, Japonia, Australia dhe Zelanda e Re. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u shpreh në një konferencë shtypi: "Do të marrim parasysh për herë të parë ndikimin në rritje të Kinës në arenën ndërkombëtare dhe politikën e saj kërcënuese."

Në uebsajtin europian "Modern Diplomacy" u publikua një artikull, ku vihet në dukje se NATO-ja është një shtrirje e gjeostrategjisë amerikane. Të gjitha vendet e tërhequra nga ShBA-ja në aleacën antiruse do të jenë objektiva të Luftës së Tretë Botërore të mundshme. "Tani Ukraina është një prej tyre. Për fat të keq, në çfarëdo vendi të botës, e ardhmja është e rrezikuar," shkruhet në artikull. (Fani/Artan)