Pasi Emmanuel Macron arriti të siguronte mandatin e dytë si president i Francës, homologu i tij rus Vladimir Putin i ka dërguar një mesazh, ku i uron suksese në aktivitetet shtetërore, si dhe në shëndet e mirëqenie, raporton “Skynews”.

Macron është bërë presidenti i parë francez në 20 vjetët e fundit që fiton një mandat të dytë, pasi mundi kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

Macron fitoi në balotazhin e të dielës për të dytë herë radhazi kundrejt Le Pen, me rreth 58% të votave.