Civilët e bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin jugor të Mariupolit, kanë filluar të largohen nga e hëna. Kjo pasi, Rusia ka lajmëruar hapjen e korridorit humanitar, duke shpallur kështu armëpushim, ka njoftuar “Skynews”.

Javën e kaluar, Rusia njoftoi se trupat ukrainase në vend mund të largohen nëse mbështesin një armëpushim, por asnjë prej tyre nuk e pranoi ofertën.

Vladimir Putin u ka thënë ushtarëve rusë që të bllokojnë centralin, duke theksuar që mos të lejohet asnjë lëvizje.