Pas një pezullimi dyvjeçar për shkak të Covid-19, karnavalet e Brazilit u kthyen në fundjavë, shkruan “Xinhua”.

Ndërsa miliona spektatorë gëzonin festimin tradicional, "blocos" ose trupat muzikore të famshme, u kthyen në paradë në rrugët në qytete të tilla si Rio de Janeiro dhe Sao Paulo, ndërsa shkollat e Samba u ndezën përsëri në SambadoRome, një vend i veçantë i ndërtuar për karnavalet në Rio de Janeiro.

Planifikuar fillimisht për në fund të shkurtit, karnavalet u anuluan pas një rritjeje të rasteve me Covid prej variantit Omkron. Megjithatë, presioni nga sektori i turizmit mbi frikën e një viti tjetër pa sezonin kryesor të të ardhurave dhe punësimit, çoi në një riplanifikim për fundin e prillit.