Për herë të parë në dy dekada, numri i serbëve që janë kundër anëtarësimit në BE është më i lartë se sa i atyre që janë pro. Sondazhi i organizuar nga “Ipsos”, publikuar në gazetën ''Blic'', tregon se 44% e të pyeturve janë kundër hyrjes në Bashkimin Evropian. Në mbështetje të procesit të integrimit janë shprehur vetëm 35% e pjesëmarrësve.

Kjo është hera e parë që numri i personave që janë kundër hyrje në BE i kalon ato që janë në favor.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç thotë se të dhënat janë të ngjashme me gjendjen në partinë e tij.

Serbia ka aplikuar për të hyrë në BE në vitin 2009. Bisedimet nisën në vitin 2014, por procesi ka qenë i ngadaltë.