Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se mbështet një zgjidhje diplomatike të konfliktit me Rusinë, njoftoi agjencia e lajmeve “Interfax-Ukraine”, së cilës i referohet “Xinhua”.

"Ka një rrugë diplomatike. Ka një rrugë ushtarake", -tha Zelensky në një konferencë shtypi, të shtunën, në Kiev, duke shtuar se ai dëshiron t’i japë fund konfliktit.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se Ukraina do të tërhiqej nga negociatat e paqes me Rusinë, nëse forcat ruse vrasin ukrainasit e bllokuar në Mariupol, ose mbajnë pseudo-referendume në zonat që ata mësynë në Ukrainë.