Gjiganti europian i energjisë “Shell” tha se kishte “humbje të rënda” nga ndalimi i blerjes së naftës nga Rusia.

Megjithatë, agjencia “Bloomberg” njoftoi se kompania “Shell” bleu një sasi të madhe të naftës ruse në mënyrë të fshehtë, dhe e dërgoi atë në Letoni, ku u përzie me “naftën demokratike” të prodhuar në vende të tjera, duke krijuar një produkt nafte të përzier të prodhuar në Letoni, “ në mënyrë që të shitet në Europë pa shkelur sanksionet.”

Pas shpërthimit të konfliktit ndërmjet Rusisë dhe Ukrianës, Perëndimi vendosi sanksione ndaj Moskës, duke shkaktuar rritjen e çmimeve të mallrave dhe duke e transmetuar më tej këtë rritje në tregun e konsumit. Normat e inflacionit në ShBA dhe BE kanë arritur në nivele rekord, por disa njerëz kanë gjetur përsëri mundësi për të fituar para.

Nga “nafta demokratike” me çmim të lartë, a mund të shohin europianët qartë se kush po fiton nga konflikti brutal dhe jeta që sa vjen e vështirësohet? (Fang Xiaoyu/Artan)