Pak ditë më parë, revista amerikane “The American Conservative” botoi një artikull, në të cilin thuhet se për ShBA-në dhe Europën, Ukraina është vetëm një “mish për top” kundër Rusisë. ShBA-ja dhe Europa nuk mbështesin paqen për të cilën ukrainasit kanë më shumë nevojë, përkundrazi, ata thjesht duan që Ukraina të vazhdojë të luftojë dhe që qeveria Zelensky të luftojë me Moskën “deri në ukrainasin e fundit”.

Në artikull thuhet se ka prova që pala amerikane po pengon zgjidhjen diplomatike të problemit dhe nuk dëshiron që të arrihet paqja në Ukrainë.

Në të kaluarën, për të vazhduar këtë luftë, ShBA-ja dërgoi gjithnjë e më shumë municione në fushën e betejës. Sipas të dhënave të publikuara, qysh nga fundi i shkurtit, vlera e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën arriti në 3 miliardë dollarë. Shumë analistë politikë ndërkombëtarë besojnë se qëllimi i vërtetë i furnizimit me armë nga ShBA-ja për Ukrainën është të rrënojë Rusinë, por rezultati do të jetë më shumë humbje jete dhe rënie ekonomike për Ukrainën. Ukraina po bëhet gradualisht viktimë e lojës gjeopolitike mes ShBA-së dhe Rusisë. (Fang Xiaoyu/Artan)