foto/VCG

foto/VCG

Dëmtimi fizik në ndërtesat dhe infrastrukturën e Ukrainës nga lufta me Rusinë ka arritur afërsisht 60 miliardë dollarë dhe do të rritet më tej nëse situata vazhdon të mos ndryshojë, sipas presidentit të Bankës Botërore, David Malpass.

Malpass tha në një konferencë të Bankës Botërore për nevojat e ndihmës financiare të Ukrainës se vlerësimi i hershëm i kostove të dëmit nuk përfshin kostot ekonomike në rritje si pasojë e luftës, bën të ditur “Reuters”.

“Sigurisht që lufta është ende në vazhdim, kështu që këto kosto po rriten”, tha Malpass. (Irma)