Foto:CGTN

Foto:CGTN

Ambasadori i Kinës në ShBA, Qin Gang, iu drejtua një audience të madhe fermerësh, biznesmenësh dhe zyrtarësh të lartë të enjten në Forumin Bujqësor ShBA-Kinë, që u zhvillua në Des Moines të shtetit të Ajovës.

Pavarësisht tensioneve politike ndërmjet të dy vendeve, vitin e kaluar Kina bleu një sasi rekord mallrash amerikane, duke ndihmuar në rritjen e të ardhurave të fermerëve amerikanë.

Pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë e përbashkët për kthimin e marrëdhënieve dypalëshe në një rrugë pozitive dhe produktive. (Çang Çuo)