Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi të enjten një bllokadë të uzinës Azovstal në qytetin port të Mariupolit në vend që ta sulmonte atë.

Urdhri u dha pasi ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i tha presidentit Putin se ushtria ruse kishte marrë nën kontroll Mariupolin, përveç uzinës ku ushtarakët ukrainas ishin ende të strehuar.

Ministri Shoigu, i pritur në Kremlin nga Putin, tha se "Mariupol është liruar", raporton agjencia e lajmeve “Interfax”, citon “Xinhua”.

Presidenti Putin e cilësoi si një sukses lirimin e Mariupol, duke u vënë nën kontroll rus. (Irma)

VCG

VCG