Kohët e fundit, ish-guvernatori i Kalifornisë i ShBA-së Jerry Brown publikoi në "Rishikimin e Librave të Nju-Jorkut" artikullin "Realizmi kokëkrisur i Uashingtonit", ku vë në dukje se bota kurrë nuk ka qenë e ndërvarur kaq thellësisht sa sot. Të menduarit e ShBA-së në bazë të konceptit të "lojës ku fituesi merr gjithçka" shpërfill fatin se, për të mbijetuar dhe për t'u zhvilluar, ShBA-së i nevojiten konkurrenca dhe bashkëpunimi. ShBA-ja duhet të pranojë divergjencat e sistemit mes saj e Kinës, teksa politika e "realizmit kokëkrisur" mund t'i sjellë ShBA-së më shumë rreziqe.

Jerry Brown është i mendimit se shumë "realistë politikë" e kanë përcaktuar Kinën si "kërcënim" armiqësor, duke shpërfillur nevojën që të dy vendet edhe të bashkëpunojnë, ndërsa konkurrojnë. Kina dhe ShBA-ja kanë interesa të përbashkët, megjithatë konkurrenca është e pashmangshme. Asnjë vend nuk mund t'i zgjidhë i vetëm rreziqet globale të shkaktuara nga lëshimi i karbonit, armët bërthamore, virusi dhe teknologjitë e reja shkatërruese. Bota është e ndërvarur më thellësisht në këtë kohë se kurrë më parë.

Në artikull përmendet gjithashtu se disa e kanë kuptuar që, megjithëse sistemet e Kinës dhe të ShBA-së janë plotësisht të ndryshme, të dy vendet duhet të mësojnë të bashkëjetojnë e të bashkëpunojnë e jo të nisin një Luftë rë Ftohtë të re. Autori vë në dukje se rruga e vetme për të shmangur luftën është pranimi i sistemit të ndryshëm të Kinës, rinormalizimi i rendit brenda vendit dhe zbulimi i metodave të përshtatshme për zgjidhjen e problemeve. (Xu Guang)