VCG

VCG

Sipas njoftimeve të së martës të kanalit televiziv "Fox Business Network", inflacioni në ShBA po vazhdon dhe çmimet e mallrave janë rritur shumë, duke zbrazur portofolin e të moshuarve amerikanë, jetesa e të cilëve po përballet me një trysni më të madhe.

Lidhja e të Moshuarve, një organizatë që ofron shërbime për të moshuarit amerikanë, analizoi se për 56 milionë amerikanë mbi 65 vjeç me kursime pensioni, inflacioni do të ulë shumë vlerën e llogarive të tyre të kursimit.

Sipas të dhënave statistikore të publikuara javën e kaluar nga Departamenti amerikan i Punës, në mars të këtij viti Treguesi i Çmimeve të Konsumit në ShBA u rrit 8.5 % në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke shënuar rekordin më të lartë që nga dhjetori i vitit 1981. Rritja e çmimeve të mallrave lidhet me ushqimet, naftën, energjinë elektrike, qiranë dhe nevoja të tjera të jetesës bazë dhe po ul në mënyrë të pandërprerë kursimet e të moshuarve amerikanë. (Xu Guang)