Ukraine Korridoret Amnisty International

Ukraine Korridoret Amnisty International

Ukraina dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje paraprake për krijimin e një korridori humanitar për të evakuuar gratë, fëmijët dhe të moshuarit nga qyteti i sulmuar i Mariupolit, tha të mërkurën zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, citon “Xinhua”.

Banorët e Mariupolit do të evakuohen në qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhia, përmes qytetit Berdyansk, i cili kontrollohet nga forcat ruse, shkroi Vereshchuk në “Telegram”.

Ndërkohë, Vadym Boichenko, kryebashkiaku i Mariupolit, tha në televizionin kombëtar se Ukraina shpreson të dërgojë 90 autobusë në qytetin e rrethuar për të evakuuar rreth 6000 gra, fëmijë dhe të moshuar.