VCG

VCG

Mbi 12.9 milionë fëmijë në Shtetet e Bashkuara kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, sipas raportit të fundit nga Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) dhe Shoqata e Spitalit të Fëmijëve. Pothuajse 116.000 nga këto raste janë shtuar në 4 javët e fundit. Që nga java e parë e shtatorit të kaluar, ka pasur pothuajse 7.9 milionë raste të tjera të fëmijëve me Covid në vend, citon “Xinhua” raportin. Fëmijët përfaqësonin 19 për qind të të gjitha rasteve në Shtetet e Bashkuara, tregoi raporti.

Sipas AAP, duhen mbledhur më shumë të dhëna specifike për moshën për të vlerësuar ashpërsinë e sëmundjes që lidhet me variantet e reja, si dhe efektet e mundshme afatgjata.

"Është e rëndësishme të pranojmë se ka efekte të menjëhershme të pandemisë në shëndetin e fëmijëve, por më e rëndësishmja, ne duhet të identifikojmë dhe adresojmë ndikimet afatgjata në mirëqenien fizike, mendore dhe sociale të këtij brezi fëmijësh dhe të rinjsh", -njoftoi AAP.