Sipas njoftimeve të rrjetit televiziv amerikan NBC, Qendra e Kontrollit dhe e Parandalimit të Sëmundjeve e ShBA-së (CDC) u shpreh më 19 prill se varianti "Omicron" i virusit të COVID-19 po hedh bazën e vet të përhapjes në ShBA. Megjithëse nëntipi i "Omicron"-it BA. 2 mbetet shtami kryesor i përhapur në ShBA, nëntipi BA.2.12.1 zuri afro një të pestën e rasteve të reja të infektimit në ShBA.

Deri tani, BA. 2 përbën afro 75 % të varianteve të reja të virusit të COVID-19. Por Departamenti i Shëndetësisë i ShBA-së u shpreh javën e kaluar se nëntipat e rinj të variantit "Omicron", BA.2.12.1 dhe BA.2.12, mund të jenë arsyet e rritjes së shpejtë të rasteve të reja të prekjes në shtetin e Nju-Jorkut. Zyrtarët shëndetësorë të shtetit të Nju-Jorkut vlerësojnë se variantet e reja janë 23 % deri 27 % më ngjitës se BA. 2, që nga ana e tij është më infektues se virusi origjinal i "Omicron"-it. (Xu Guang)