VCG

VCG

Rastet e Covid-19 po rriten në më shumë se gjysmën e të gjitha shteteve të SHBA-së për shkak të nënvariantit të ri të koronavirusit, thuhet në një raport të revistës amerikane “Forbes”.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Covid-19, Ashish Jha, tha se nënvarianti Omikron BA.2 është më i transmetueshëm se lloji origjinal, duke shkaktuar përhapjen e infeksioneve, megjithatë shtoi se varianti i ri nuk shkakton sëmundje më të rëndë, përcjell “Xinhua”.

Vendi raporton mesatarisht rreth 35.000 infeksione të reja çdo ditë, 42 për qind më shumë nga dy javë më parë, sipas të dhënave të Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.