Lavrov japantimes
Faza e dytë e operacionit special ushtarak të Rusisë në Ukrainë ka filluar, tha të martën ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Operacioni në Ukrainën lindore ka për qëllim çlirimin e plotë të popullatave të Donetskut dhe Luganskut, tha Lavrov gjatë një interviste për “India Today”, citon “Xinhua”.
Gjithashtu të martën, agjencia e lajmeve “Ukrinform” raportoi se deri në 30 për qind e infrastrukturës së Ukrainës është dëmtuar si rezultat i konfliktit me Rusinë, i cili filloi më 24 shkurt.
Armiqësitë kanë shkatërruar ose dëmtuar 300 ura dhe më shumë se 8000 km rrugë, nënvizon “Ukrinform”, duke cituar ministrin ukrainas të Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov.
Sipas tij, qeveria ukrainase vlerësoi se kostoja e dëmit të drejtpërdrejtë në infrastrukturën e vendit të shkaktuar nga konflikti mund të arrijë në 100 miliardë dollarë amerikanë.