Mund të duket e pabesueshme, por ja që është e vërtetë: baleti "Liqeni i mjellmave" është ndaluar të luhet. Shumë teatro në Britani e në Irlandë kanë anuluar përkohësisht shfaqjen e baletit të famshëm të Peter IIiç Çajkovskit "Liqeni i mjellmave", ndërsa një universitet italian ndaloi kursin për Fjodor Dostojevskin. Ka vetëm një arsye për këtë: si kompozitori, ashtu edhe shkrimtari, të dy me famë botërore, dhe veprat e tyre artistike, janë nga Rusia.

Pas shpërthimit të konfliktit ruso-ukrainas, Perëndimi ka ushtruar sanksione të gjithanshme mbi Rusinë, duke përfshirë fushat politike, ekonomike, financiare, e madje edhe njerëzore. Sportistët rusë u ndaluan të marrin pjesë në veprimtari sportive; veprat letrare, artistike e muzikore ruse u bojkotuan; muzikantët rusë u përjashtuan nga orkestrat perëndimore. Lidhur me këtë dukuri, autori amerikan Mario Cavolo u shpreh se sanksionet perëndimore ndaj Rusisë e kanë kaluar masën. "Ky është në të vërtetë një model gjeopolitik i çuditshëm dhe absurd," theksoi ai.

Ndalimi i baletit "Liqeni i mjellmave" në Europë tregon se sanksionet ndaj Rusisë kanë hyrë në një "rrugë pa krye". (Fani/Artan)