VCG

VCG

Lidhja Kombëtare e Qyteteve publikoi raportin e vet vjetor mbi situatën e afro-amerikanëve, që tregon se ky grup i popullsisë amerikane vijon të vuajë nga trajtimi i pabarabartë, çka tregon vështirësinë e kapërcimit të racizmit sistemor në ShBA.

Sipas raportit, në ShBA "hendeku i pasurisë është zgjeruar më tej" mes afro-amerikanëve e të bardhëve. Të ardhurat e familjeve afro-amerikane janë 37 % më të ulëta se ato të familjeve të bardha.

Agjencia e lajmeve "The Associated Press" raporton se afro-amerikanët gëzojnë vetëm "73 % të trajtimit të barabartë të të bardhëve". Afro-amerikanët janë më të prapambetur se të bardhët në fushat e arsimit, të barazisë shoqërore, të angazhimit qytetar etj. (Xu Guang)