Kohët e fundit, pedagogia e drejtësisë e Universitetit të Pensilvanisë Amy Wax sulmoi emigrantët nga India, duke thënë se "vendi i tyre është një gropë septike". Kjo fjali tronditëse është një shembull i racizmit ndaj aziatiko-amerikanëve.

Shoqata Kineze për Studimin e të Drejtave të Njeriut publikoi të premten një raport që ekspozon rritjen e racizmit antiaziatik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

ShBA-ja ende krenohet duke e quajtur veten si një vend protestant anglosakson i bardhë, thuhet në raport, duke vënë në dukje se aziatiko-amerikanët, afro-amerikanët, hispanikët dhe amerikanët vendas janë subjekt i diskriminimit dhe shkeljeve të formave të ndryshme dhe nuk mund të gëzojnë plotësisht të drejtat e njeriut. "Ngjyra e lëkurës ruan një rol të rëndësishëm në fatet e amerikanëve", ky është një ligj i shoqërisë amerikane, që përkrah racistë si Amy Wax.

Në mesin e shekullit të 19-të aziatikët filluan emigrimin në ShBA, duke dhënë kontribut të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik e shoqëror të këtij vendi. Por në periudhat e ndryshme të historisë amerikane, aziatikët kanë pësuar paragjykime, urrejtje dhe dhunë raciale. Siç vlerësohet nga “The Associated Press”, "racizmi antiaziatik në ShBA është një prirje e shëmtuar në historinë amerikane".

Edhe në ditët e sotme, aziatiko-amerikanët janë viktima të racizmit. Pas shpërthimit të epidemisë së COVID-19, sulmet raciste ndaj tyre janë ashpërsuar. Sipas të dhënave statistikore, në vitin 2020 krimet e urrejtjes ndaj aziatiko-amerikanëve u rritën 149 %. Në tremujorin e parë të vitit të kaluar, këto krime në 15 qytetet e mëdha amerikane u shtuan 169 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

"Njollë në shpirtin amerikan", ky është përshkrimi i presidentit amerikan Joseph Biden për racizmin sistemik në ShBA.

(Xu Guang)