Foto:VCG

Foto:VCG

Më 9 prill, gazeta amerikane "The New York Times" njoftoi se një raport studimor tregon që në vitin 2020, në kushtet e pandemisë së COVID-19, jetëgjatësia e amerikanëve u ul në përmasa të mëdha dhe po ashtu vitin e kaluar vijoi të jetë në rënie. Kjo ka shtuar më tej hendekun e jetëgjatësisë mes ShBA-së dhe vendeve të tjera të zhvilluara.

Raporti studimor është hartuar bashkërisht nga ekspertët shëndetësorë nga Kolorado, Virgjinia dhe Uashington D.C. Sipas tij, vjet jetëgjatësia e amerikanëve ishte 76.6 vjeç, niveli më i ulët në 25 vjetët e fundit, ndërsa në vitet 2020 dhe 2019 ishte përkatësisht 76.99 dhe 78.86 vjeç.

Studiuesit vënë në dukje gjithashtu që racizmi i përhapur gjerësisht dhe pabarazia shoqërore janë shkaku që jetëgjatësia në ShBA është më e ulët se në vendet e tjera të zhvilluara.