VCG

VCG

Gazeta amerikane "The Hill" njoftoi të shtunën e kaluar se numri ditor i vaksinimeve kundër virusit të COVID-19 në ShBA ka rënë në nivelin më të ulët qysh nga viti 2020, për shkak se shumë amerikanë nuk bëjnë dozën përforcuese të vaksinës.

Sipas të dhënave statistikore nga uebsajti "Our World in Data", brenda shtatë ditësh, numri mesatar ditor i vaksinimeve u ul në 127 000. Qysh nga janari, ky numër ka ardhur vazhdimisht në rënie. Më parë në ShBA bëheshin mbi 1 milion doza vaksinash anti-Covid.

Megjithëse mbi 75 % e amerikanëve të rritur kanë bërë dy dozat e vaksinave anti-Covid, përqindja e banorëve që bëjnë dozën përforcuese është shumë më e ulët. Sipas të dhënave statistikore nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve e ShBA-së, afro gjysma e amerikanëve që plotësojnë kushtet e vaksinimit nuk e bëjnë dozën shtesë. Mediat amerikane theksuan se kjo dozë është shumë e rëndësishme për parandalimin e prekjes nga varianti "Omicron", i cili mund të prekë ata që kanë bërë dy dozat e vakinës anti-Covid. (Xu Guang)