foto nga CGTN

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB Zhang Jun/ foto nga CGTN

Dialogu dhe bisedimet janë e vetmja rrugëzgjidhje e krizës së Ukrainës, theksoi përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB Zhang Jun.

Duke folur të enjten gjatë sesionit të posaçëm urgjent mbi Ukrainën të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Zhang u shpreh:

"Kina ka qenë gjithmonë e mendimit që duhet të respektohen sovraniteti dhe tërësia territoriale e të gjitha vendeve, duhet të përkrahen qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, duhet të merren parasysh seriozisht shqetësimet e ligjshme mbi sigurinë të të gjitha vendeve dhe duhet të mbështeten të gjitha përpjekjet për zgjidhjen paqësore të krizës."

Përfaqësuesi i Kinës vuri në dukje më tej se konflikti ka shkaktuar përkeqësimin e vazhdueshëm të gjendjes humanitare në Ukrainë dhe se përparësitë kryesore të palëve tani duhet të jenë vetëpërmbajtja maksimale, shmangia e viktimave të tjera civile dhe arritja sa më shpejt e armëpushimit në bazë të bisedimeve, veçanërisht për parandalimin e një krize më të madhe humanitare.

Sipas tij, parimet e humanizmit, asnjanësisë dhe drejtësisë, të përcaktuara nga Rezoluta 46/182 e Asamblesë së Përgjithshme, duhet të respektohen seriozisht për parandalimin e politizimit të problemit humanitar, kur trajtohet çështja përkatëse lidhur me Ukrainën. (Wang Lei/ Artan)