
Google me vecorine ne Android (lnhax.com)
Google po sjell më në fund mundësinë për të fshirë 15 minutat e fundit të historisë suaj të kërkimit në aplikacionin e saj Android, konfirmoi kompania për The Verge. “Aktualisht po e nxjerrim këtë veçori në aplikacionin Google për Android tha zëdhënësi i Google, Ned Adriance në një deklaratë për The Verge dhe presim që të jetë i disponueshëm për të gjithë që përdorin aplikacionin në javët e ardhshme”. “Ne po vazhdojmë të eksplorojmë mënyra për ta sjellë këtë veçori të dobishme në hapësira të tjera”, konfirmoi po ashtu ai.
Për të kontrolluar dhe parë nëse e keni këtë veçori hapni aplikacionin Android të Google, prekni foton e profilit tuaj dhe kërkoni opsionin “Fshi 15 minutat e fundit”. Google e njoftoi për herë të parë këtë veçori në Google I/O në maj, dhe ajo erdhi në aplikacionin iOS të Google në korrik. Në atë kohë, Google tha se do të mbërrinte në versionin Android të aplikacionit më vonë në vitin 2021, por për disa arsye, kompania nuk e realizoi në atë afat. Është e paqartë nëse Google planifikon ta sjellë këtë veçori edhe në Desktop.







