CNN-i publikoi të premten e kaluar një artikull, sipas të cilit mbi 70 për qind e amerikanëve janë të mendimit se vendi i tyre po ecën në kurs të gabuar.

Në artikull thuhet që, nëse përshkruhet ShBA-ja e sotme me një fjalë, ajo është ndarje. Duke iu referuar një sondazhi të bërë kohët e fundit nga Universiteti Monmouth i ShBA-së, autori i artikullit thekson që një e dhjeta e amerikanëve mendojnë se ShBA-ja është "e ndarë, e copëtuar dhe në konflikt". 73 për qind e të pyeturve përdorën fjalë negative për përshkrimin e gjendjes së tanishme të vendit dhe vetëm 15 për qind u shprehën me fjalë pozitive.(Wang Lei/ Artan)