Sipas analizës së gazetës amerikane “The Hill”, pas shpërthimit të epidemisë së COVID-19, mbi një e katërta e senatorëve dhe e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve u raportuan të prekur nga ky virus.

Sipas njoftimit të 9 marsit, qysh nga janari 2020, gjithsej 152 kongresmenë u infektuan nga COVID-19, ndër ta 82 republikanë, 69 demokratë dhe një pa parti.

Të dhënat statistikore tregojnë gjithashtu se republikani nga shteti Teksas, Ron Wright, që u testua me COVID-19 në janar 2020, është i vetmi kongresmen amerikan që vdiq nga koronavirusi gjatë mandatit. Ndërsa janari i këtij viti ishte muaji kur u shtuan më shumë rastet e konfirmuara në Kongresin amerikan, me 31 të prekur nga varianti "Omicron". (Wang Lei/ Artan)