VCG

VCG

Sipas raportimeve të mediave të huaja, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandoi kohët e fundit që Ukraina të shkatërrojë patogjenët me rrezik të lartë të ruajtur në laboratorët e shëndetit publik të vendit, për të shmangur ndonjë shpërthim të mundshëm të mikrobeve të shkaktuar nga lufta, që mund të rrezikojnë shëndetin publik.

Sipas lajmeve të fundit të publikuara nga Ministria ruse e Mbrojtjes të enjten, dokumentet tregojnë se ShBA-ja dhe aleatët e saj të NATO-s po kryejnë kërkime për armë biologjike në Ukrainë. Nëse një lajm është i vërtetë, ShBA-ja duhet të shpjegojë se cili është qëllimi i vërtetë i këtyre projekteve, thekson Grupi Mediatik i Kinës në një koment.

Më e çuditshme është që ka pasur kundërthënie në deklaratat e disa zyrtarëve amerikanë. Për shembull, në një seancë dëgjimore të mbajtur nga Senati i ShBA-së disa ditë më parë, zv.sekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland pranoi se Ukraina ka një "objekt të kërkimeve biologjike". Drejtorja e Agjencisë Informative Kombëtare të ShBA-së Avril Haines tha gjithashtu se ShBA-ja "ka" ose "të paktën ka ofruar ndihmë" për laboratorët biologjikë që ekzistojnë në Ukrainë. Megjithatë, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price refuzoi të pranojë se ShBA-ja zotëron ose operon ndonjë laborator kimik a biologjik në Ukrainë.

Në fakt, pavarësisht se si bën parapritë ose i mbulon faktet ShBA-ja, studime dhe prova të shumta tregojnë se ajo kontrollon më shumë se 300 laboratorë biologjikë në mbarë botën, nga të cilët projektet bioushtarake zakonisht kryhen në Ukrainë dhe në ish-republika të tjera sovjetike, vihet në dukje në komentin e CMG-së.

Sipas dokumenteve të zotëruara nga pala ruse, dhjetëra laboratorë biologjikë në Ukrainë funksionojnë nën urdhrat e Departamentit amerikan të Mbrojtjes. ShBA-ja ka investuar më shumë se 200 milionë dollarë në këto aktivitete laboratorike dhe disa kontraktorë të Pentagonit janë përfshirë në ndërtimin e laboratorëve.

Dëshmitë se ShBA-ja është e angazhuar në veprimtari të kërkim-zhvillimit biologjik në Ukrainë janë përfundimtare. Kjo mund të shpjegojë pse, pas shpërthimit të konfliktit ruso-ukrainas, ambasada e ShBA-së në Ukrainë fshiu urgjentisht dokumentet përkatëse në lidhje me laboratorët biologjikë të ShBA-së në uebsajtin e vet zyrtar.

Aktualisht, situata në Ukrainë po përkeqësohet dhe fajin për këtë e ka ShBA-ja dhe NATO-ja e udhëhequr prej saj. Nëse shkaktohen aksidente në biolaboratorët e kontrolluar nga ShBA-ja në Ukrainë, ky do të jetë një tjetër krim i rëndë kundër banorëve vendas. Përballë dyshimeve të arsyeshme të bashkësisë ndërkombëtare, pala amerikane nuk mund të fshihet më! “Si i vetmi vend në botë që zotëron ende armë kimike, ShBA-ja ka qenë kundër krijimit të një mekanizmi verifikimi shumëpalësh lidhur me Konventën e OKB-së për Ndalimin e Armëve Kimike për 20 vjet. Pse?” pyetet në komentin e CMG-së.

“Bazuar në shqetësimet për shëndetin publik global, është e nevojshme që OBSh-ja të organizojë ekspertë ndërkombëtarë për të kryer inspektime në laboratorët biologjikë në ShBA, Ukrainë dhe vende të tjera të botës. ShBA-ja duhet të përmbushë detyrimet e vet ndërkombëtare, të japë sqarime të plota dhe të pranojnë verifikimin shumëpalësh”, mbyllet komenti i CMG-së.