VCG

VCG

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe homologu i tij ukrainas Dmytro Kuleba u takuan të enjten në një qytet të vogël turistik në provincën jugore të Antalias të Turqisë, njoftuan mediat vendore.

Takimi u zhvillua gjatë një forumi ndërkombëtar në prani të ministrit të Jashtëm turk Mevlut Çavushoglu.

Ky është takimi i parë i nivelit të lartë midis Moskës dhe Kievit që kur Rusia nisi "operacionin e posaçëm ushtarak" në Ukrainë më 24 shkurt.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se ata janë duke punuar për të gjetur mënyrat për të ndihmuar refugjatët.

Kreu i diplomacisë ukrainase Dmytro Kuleba nga ana e tij u shpreh se është i gatshëm për vijimin e bisedimeve.(Zhan Dian/Artan)