"Pas 900 provash bërthamore në atdheun tona, qeveria amerikane dëshiron të bëjë spastrim etnik ndaj nesh," iu ankua botës së jashtme jo shumë kohë më parë një aktivist i fisit Shoshone të indianëve të Amerikës. Ai tha se zona ky jeton ky fis është bërë "zonë provash bërthamore", duke shkaktuar "efekte shkatërruese" ndaj shëndetit të banorëve. Sipas njoftimeve, në mbi 40 vjet para vitit 2009, provat bërthamore të qeverisë amerikane në zonën e fisit Shoshone krijuan afro 620 mijë tonë lëndë radioaktive, që është afro 47 herë më shumë se ato të lëshuara pas shpërthimit të bombës atomike në Hiroshima të Japonisë në vitin 1945.

Në dhjetor të vitit 1948, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u miratua Konventa për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, ku përcaktohen pesë aktet që përbëjnë gjenocid. Sipas historianes aborigjene amerikane Roxanne Dunbar-Ortiz, qeveria amerikane ka kryer secilin prej këtyre akteve të gjenocidit ndaj indianëve.

Sipas të dhënave statiskore, numri i banorëve indianë në vitin 1492 ishte 5 milionë, ndërkohë që në fillim të shekullit të 20-të u pakësua deri në 250 mijë.

Me pakësimin e banorëve indianë, qeveria amerikane privoi në përgjithësi autonominë e fiseve indiane, duke i varfëruar ato ekonomikisht. Qeveria amerikane ndaloi edhe fëmijët indianë që të flasin gjuhën e etnisë së tyre. Gazeta "The Los Angeles Times" komentoi se padrejtësia ndaj banorëve vendës të Amerikës është ngulitur thellësisht në sistemin shoqëror dhe ligjor amerikan. (Xu Guang)