Sipas një sondazhi të zhvilluar në ShBA kohët e fundit, për më shumë se 50 % të amerikanëve 2021-shi ka qenë "viti më i keq i jetës" së tyre. Ky është zëri i qytetarëve amerikanë, që pasqyron përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes së të drejtave të njeriut në ShBA.

Vitin e kaluar në ShBA 34.51 milionë veta u prekën dhe 480 mijë vdiqën nga virusi i COVID-19. ShBA-ja u rendit kështu në vendin e parë në botë për numrin e të prekurve dhe të vdekjeve nga epidemia. Jetëgjatësia mesatare e amerikanëve ra me 1.13 vjet, që është ulja më e madhe qysh nga Lufta e Dytë Botërore. Michael Hiltzik i gazetës "Los Angeles Times" shkroi se 2021-shi ishte viti më i çmendur në historinë amerikane.

Në vitin 2021, në ShBA ndodhën 693 incidente të mëdha të shtënash me armë, 10.1 % më shumë në krahasim me vitin 2020, duke shkaktuar 44 mijë të vrarë.

Vetëm 7 % e të rinjve amerikanë besojnë se sistemi i demokracisë amerikane është "i shëndetshëm". (Xu Guang)