foto:VCG

foto:VCG

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara votoi të dielën për të mbajtur një sesion të rrallë urgjent të Asamblesë së Përgjithshme, për të diskutuar mbi operacionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Në sesionin që do të mbahet të hënën, të 193 anëtarët e OKB-së do të kenë mundësinë të shprehin pikëpamjet e tyre për konfliktin në Ukrainë.

Votimi nga Këshilli i Sigurimit prej 15 anëtarësh ishte procedural dhe rezoluta për thirrjen e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme u miratua me 11 vota pro. Rusia votoi kundër, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe, India dhe Kina abstenuan.

Në shpjegimin e votës, Zhang Jun, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, tha se veprimet e OKB-së duhet të ndihmojnë në qetësimin e gjendjes, lehtësimin e zgjidhjes diplomatike e çshpërkallëzimin e tensioneve.

Mbledhja e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme lejohet sipas një rezolute të vitit 1950, të quajtur "Bashkimi për Paqe." Ajo u mundëson anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të propozojnë për një sesion të posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme nëse pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit nuk arrijnë të bien në një mendje për të vepruar së bashku në mbrojtje të paqes.

Mbledhja e së hënës do të jetë sesioni i 11-të e tillë që zhvillon Asambleja e Përgjithshme, sipas diplomatëve.