Foto:VCG

Foto:VCG

Televizioni amerikan CNN njoftoi të mërkurën se, sipas studimeve, në krahasim me të bardhët, emigrantëve me ngjyrë u mohohet më lehtë shtetësia amerikane.

Studiuesit analizuan më shumë se 2 milionë aplikime të paraqitura nga tetori 2014 deri në mars 2018, dhe zbuluan që ndër aplikantët e miratuar, kishte dallime të bazuar te raca. Emigrantëve me ngjyrë u ishte mohuar më shpesh se të tjerëve shtetësia. Ekspertët thonë që, ashtu si edhe në sektorë të tjerë të shoqërisë amerikane, edhe në sistemin amerikan të migracionit, racizmi kundër njerëzve me ngjyrë ka “rrënjë të thella”.