foto/VCG

foto/VCG

Në një artikull të publikuar të enjten në faqen e internetit të televizionit “Russia Today” shkruhet se presidenti i SHBA-së Biden pritet t'i propozojë Kongresit një buxhet të mbrojtjes deri në 800 miliardë dollarë në vitin fiskal 2023, duke vendosur një rekord të ri.

Në artikull theksohet se “ironikisht, Biden premtoi një ndryshim në politikën e jashtme të SHBA-së gjashtë muaj më parë për t'i dhënë fund një "lufte të përhershme", por tani duket se SHBA nuk do të devijojë burimet drejt projekteve të brendshme dhe në vend të kësaj do të vazhdojë transferimin te kontraktorët ushtarakë dhe aksionerët e tyre, duke lejuar që pasuria e taksapaguesve të shkojë në fronte të reja lufte”. (Fang Xiaoyu/Eda)