Foto: VCG

Foto: VCG

Sipas njoftimeve të televizionit "Euronews", studiuesit e Spitalit të Universitar Akershus të Norvegjisë kanë zbuluar antitrupa të koronavirusit të ri në mostrat e gjakut të grave shtatzëna. Ky zbulim datohet nga dhjetori i vitit 2019, 1 muaj më pare se publikimi i rastit të parë në Europë. Ky studim u publikua më 13 janar në revistën e Universitetit të Kembrixhit "Epidemiology & Infection".

Sipas studimeve, në disa mostra gjaku të ruajtura në mënyrë anonime, studiuesit zbuluan antitrupa ndaj koronavirusit të ri. Mostrat e gjakut fillimisht u morën nga gratë shtatzëna në tremujorin e tyre të parë si pjesë e kujdesit ndaj gruas dhe më pas u ruajtën për monitorim për sëmundje të mundshme infektive. 98 nga 6520 mostra kanë antitrupa ndaj koronavirusit të ri.

Përgjegjësja e studimit doktoresha Anne Eskild vuri në dukje se është shumë e çuditëshme, pasi kjo do të ndryshojë historinë e përhapjes së koronavirusit të ri në Norvegji. Sipas stuidmit, koha e përhapjes së koronavirusit të ri në botë ndoshta është më e hershme se parashikimi i saj.